Red Bull BC One New York

B-Boys më të mirë të botës do të konkurrojnë në 18 Nëntor në sallën Hammerstein Ballroom.


Për të parën herë në historinë 5-vjeçare të kësaj ngjarjeje, konkurrimi më i rendësishëm në botë për B-Boy, Red Bull BC One, do të zhvillohet në rrugët e Nju Jorkut, aty ku lindi vetë Hip-Hopi. Në sallën e famshme Hammerstein do të mbahet beteja më e shumëpritur ku 16 breakdancers më të mirë në botë do të konkurrojnë në duel për të shpallur kështu fituesin e VETËM që do të kurorëzohet si Kampion i Red Bull BC One 2009.


DIKUR kultura e Breakdance që filloi gjatë fundit të viteve 1970 në Bronks - Nju Jork, tashmë është një element bazë i kulturës Hip Hop sikurse janë edhe DJ, MC dhe Graffiti. Termi "B-Boy” ose "B-Boying" i cili i referohet kërcimit, lëvizjeve dhe stilit të jetesës si i tillë, e ka origjinën në Nju Jork dhe u krijua nga Kool Herc i cili ishte njëri nga pionierët e Hip Hop që bënte DJ-in në Bronks. Sot, një skenë e pasur dhe e zhvilluar B-Boy dhe B-Girl po përhapet në të gjithë botën. Koreja e Jugut, Franca dhe USA janë vendet nga vijnë disa nga kërcimtarët më të talentuar në planet.


PËRZGJEDHJA NATURALE mundëson që secili konkurrent i Red Bull BC One përzgjidhet nga një ekip ndërkombëtar ekspertësh të kësaj fushe. Të zgjidhesh për të konkurruar në këtë garë prestigjioze nuk është thjesht çështje kërcimi por gjithashtu edhe reputacioni, karakteri dhe influence në komunitetin e kërcimit. Kërcimtare krijues që kanë fituar titullin e respektuar të Red Bull BC One përfshijnë kampionin e vitit të kaluar, Wing nga Koreja e Jugut; dhe fituesin e vitit 2007 Ronnie nga SHBA i cili gjithashtu është anëtar i Super Cr3w (kampionët më të mirë të MTV në Amerikë). Lëvizjet që sfidonin gravitetin të Koreanit Hong, i dhanë atij kurorën e vitit 2006. Në 2005,stili original dhe i besueshëm i francezit Lilou mahniti turmën dhe gjykatësit duke i dhënë atij titullin kampion.


Aktiviteti i pare Red Bull BC One u mbajt në Biel, në Zvicër në vitin 2004. Konkurrimi u zhvendos pastaj në Berlin në Gjermani në 2005, në Sao Paolo në Brazil në 2006, Johannesburg, Afrika e Jugut në 2007, dhe Paris, Francë në vitin 2008. Këtë vit, kërcimtarët më të mirë të botës do të konkurrojnë në Nju Jork Siti – kryeqyteti botëror i Hip Hopit. Nuk ka asnjë vend tjetër në planet me histori më të pasur sesa Nju Jorku. Këtë Nëntor, Red Bull BC One do të zhvillohet brenda mureve të të famshmes Sallës së Ballos Hammerstein në zemër të Manhatan. Hapësira do të transformohet në një fushë beteje për natën e vetme të konkurrimit.
 

Informacion

të dhënat e ngjarjes