Red Bull Crashed Ice Quebec

Garë në lumë: Red Bull Crashed Ice rikthehet për të ndezur akullin kanadez në Québec

Në vijim të suksesit të jashtëzakonshëm në 2009, Red Bull Crashed Ice rikthehet në Québec City për një sesion tjetër të çmendur me rrëshqitjeje në akull nga një pistë e pjerrët – këtë vit si ndalesa në hemisferën lindore të kampionatit botëror të Red Bull Crashed Ice. Pista e vetme urbane e akullit 550 metra e gjatë (56 metra lartësia e pjerrësisë!) do të gjarpërojë dhe zhytet në brendësi të peisazhit të qytetit. Gjithsesi, konkurrentët nuk do të kenë kohë të ndalen e të sodisin panoramën duke qenë se ata do të ndeshen kokë-më-kokë për vijën e finishit, duke luftuar për titullin kampion. Me një gjerësi mesatare prej më pak se 5 metrash, pista e Red Bull Crashed Ice përbëhet nga një sipërfaqe e akullt prej 8000 metër katrorë! Gara do të fillojë nën pamjen imponuese dhe madhështore të kështjellës luksoze Château Frontenac dhe do të përfundojë pranë rrjedhës së ngrirë të Lumit Saint Lawrence. Nxirrni nga bodrumi pajisjet mbrojtëse dhe mprehni thikat e patinave në akull, sepse Red Bull Crashed Ice filloi sërish!

Informacion

të dhënat e ngjarjes