Rregullat e Red Bull Tum Tum Pa

Rreth Red Bull Tum Tum Pa

Klik, klak. klik, klik, klak ... ky është tingulli i lapsit që përplaset mbi bankë gjatë një ore të mërzitshme leksioni. Por lapsi juaj mund të bëjë më shumë se kaq. Jepini jetë tingullit të lehtë klik klak dhe shndërrojeni në Tum Tum Pa, Tum Tum Pa!

Red Bull Tum Tum Pa është konkursi i parë për studentë i krijimit të muzikës. Edhe vetë mësuesit nuk do mund të rezistojnë pa mbajtur ritmin këmbë, kur skuadrat e formuara nga maksimumi 4 studentë do të sjellin muzikën e tyre kreative, te realizuar vetëm me zhurmën e lapsave, stilolapsave, vizoreve, gërshërëve dhe gomave.

Performanca më e mirë, e realizuar vetëm duke përdorur mjetet shkollore, do të vlerësohet nga juria. Gjithashtu skuadra juaj mund të jetë ajo që do të arrijë deri në Finalen Botërore të RED BULL TUM TUM PA, e cila do të zhvillohet në Rio de Janeiro!

Na vizitoni për tu informuar mbi mënyrën e regjistrimit.