Kompania
Në 1982, Dietrich Mateschitz iu zgjua kureshtja për pijet tonike, të cilat ishin mjaft të preferuara për mbarë popullin e Lindjes së Largët. Ideja për ta tregtuar këtë pije funksionale jashtë Azisë i erdhi ndërsa rrinte ulur në një bar në Mandarin Hotel, në Hong Kong.
Në 1984, Mateschitz themeloi Red Bull. Ai përshtati produktin, zhvilloi një koncept unik marketingu dhe filloi të shiste Red Bull Energy Drink në tregun austriak në 1987. Ky nuk ishte vetëm lançimi i një produkti komplet të ri, por në fakt ishte lindja e kategorie produkti tërësisht të ri.
Në 2008, Red Bull nxori në treg pijen Cola: Red Bull Simply Cola – I fortë & Natyral. Në përputhje me kërkesat e sotme të konsumatorëve, Red Bull Cola – ndryshe nga pijet e tjera cola – përmban vetëm përbërës 100% natyral.
Në 2009, Red Bull shtoi në portofolin e produkteve të tij Red Bull Energy Shots: Duke startuar në USA, tani gradualisht po vazhdon të shtrihet edhe më gjerë.
Rreth 4 miliard kanaçe Red Bull konsumohen çdo vit. Përgjegjësia për suksesin e pijes energjike Nr. 1 në botë është e shpërndarë ndër 6,900 punonjës në të gjithë botën. Zyrat qendrore të Red Bull ndodhen në Fuschl am See, jo shumë larg nga Salzburg, Austri.
Red Bull të bënte me krahë që prej fillimit – dhe shumë shpejt fluturoi gjerësisht nëpër botë.
Ndërsa konsumi dyfishohej vit pas viti në Austri, tregjet e para të Red Bull ishin Singapori (1989) dhe Hungaria (1992). Autorizimi për Gjermaninë u mor në 1994, më pas vijuan Britania e Madhe në 1995 dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës biznesi filloi në 1997, në Kaliforni. Që prej vitit 1999 Red Bull është prezent edhe në Shqipëri.
Shifra vjetore e shitjeve të Red Bull është rreth 4 miliard kanaçe në 160 shtete.
Në 2009 rreth 3.906 miliard kanaçe Red Bull Energy Drink janë konsumuar në të gjithë botën, duke ruajtur pak a shumë të njëjtin nivel shitjesh me vitin e kaluar, pavarësisht vështirësive të mëdha që solli kriza globale ekonomike.
Arsyeja kryesore për rezultatin pozitiv janë shitjet e shkëlqyera të Red Bull në tregjet e Lindjes së Largët (+43%), Francës (+32%), Brazilit (+30%) dhe Gjermanisë (+18%) si dhe një menaxhim konstant i kostove. Kështu pavarësisht një xhiroje vjetore pothuajse të njëjtë (3.268 miliard Euro krahasuar me 3.323 miliard Euro në 2008), pati një rritje të ndjeshme të produktivitetit dhe përfitimit në biznes për 2009.
Përveç hyrjes në tregun e Norvegjisë dhe Danimarkës, suksesi i skuadrës Red Bull Racing në Formula 1, fitoret e ekipit Red Bull Salzburg në Kupën e Evropës, shpërndarja gjerësisht nëpër botë e revistës "Red Bulletin" dhe lançimi i Servus TV kanë qenë disa nga arritjet kryesore për 2009. Në fokus për shtrirje të mëtejshme do të jenë tregu i Afrikës, Rusisë, Indisë dhe Japonisë.
Në fund të 2009, Red Bull kishte 6,900 njerëz të punësuar në 160 shtete (në fund të 2008: 5.683 në 148 shtete). Pavarësisht vazhdimit të problemeve për shkak të rënies ekonomike, planet për rritje dhe investime në biznesin e vitit 2010 mbeten të njëjta – tipike për Red Bull – shumë ambicioz dhe duke ruajtur një situatë të qëndrueshme ekonomike.
Na kontaktoni
Ju lutem përdorni formularin e mëposhtëm për të na kontaktuar për gjithçka në lidhje me Red Bull