Të dhënat e Daniel
Rreth Daniel
FSX – ose Freestyle Snowmobile Cross – është sporti dimëror ekuivalent i FMX. Në 2007 Nokia Air & Style në Munih, Gjermani, ai arriti një sukses të jashtëzakonshëm, ku me kërcimet e tij backflip la me gojë hapur 30,000 spektatorë. Prillin e ardhshëm, Daniel kapërceu çdo pengesë duke arritur një rekord botëror për backflip në snowmobile. Suedezi arriti lartësinë 147 feet (44.8 metra) dhe me këtë ai arriti statusin “legjendar”. Kur Daniel nuk është i angazhuar me garat nëpër botë, mund ta gjeni me motoçikletën e tij, duke bërë disa numra të këndshëm mbi dy rrota. Si një ambasador i vërtetë i sportit, ai ka qenë një nga aktorët kryesorë në Turneun e shfaqjeve të Red Bull X Fighters, i cili e çon deri në vendet si Russia, India dhe Kazakistani, dhe vazhdon të kalojë çdo pengesë pavarësisht terrenit.
Website: www.danielbodin.se