Të dhënat e Karina
Rreth Karina
Në 20 Gusht 2006 Karina Hollekim u hodh nga një avion në një shfaqje të zakonshme të skydive. Parashuta e saj nuk u hap dhe ajo u përplas në toke me një shpejtësi prej 100km/orë, duke perfunduar me 21 fraktura në këmbën e djathtë dhe me humbjen e 3 litrave gjak. Por për mrekulli, ajo mbijetoi. Karina iu nënshtrua një rruge të gjatë e të lodhshme të rikuperimit. Në vitet para aksidentit, Hollekim u hodh nga disa prej ndërtesave më të larta dhe bëri ski nëpër malet me pjerrësinë më të madhe në botë, duke u bërë femra e parë që realizoi një ski BASE jump. Ndërkohë që vazhdon të rikuperohet, Karina shërben si burim frymëzimi për të tjerët. Filmi i saj biografik, 20 Seconds of Joy, fitoi çmimin si Filmi më i mirë në Mountain Sports dhe People’s Choice në 2007 në Festivalin e filmit Banff Mountain.
www.20secondsofjoy.com