Lindsey Vonn (Kildow)

null

Informacion

Të dhënat e Lindsey

Rreth Lindsey

Lindsey Vonn

Kjo vajzë me këmbë në tokë nga Minnesota është forca dominuese në botën e sportit ski alpine për femra. Në moshën 18 vjeçare, ajo kishte fituar tre Kupa të Botës në garat e zbritjes dhe ishte gati për Lojërat Olimpike që do të zhvilloheshin në Torino në vitin 2006. Por fatkeqësisht një përplasje e tmerrshme gjatë stërvitjes i dha fund shanseve të saj ende pa marrë pjesë në asnjë garë. Por kjo ngjarje vetëm sa i dha force për të vazhduar më tej dhe vitin tjetër ajo doli përsëri në podium duke fituar medalje argjendi në garën Super G në Kampionatin Botëror. Ishte një sinjal i synimit të saj për të arritur më shumë. Në 2008 ajo fitoi titujt kampione e garave të përgjithshme dhe zbritjes. Në 2009 ajo jo vetëm arriti të mbrojë dy titujt e saj - duke u bërë e para Amerikane që synonte të fitonte dy Kampionate Botërorë rresht – por gjithashtu fitoi edhe kurorën e Super G. Lindsey e plotësoi suksesin e këtij sezoni perfekt duke fituar gjithashtu edhe medaljet e arit në zbritje dhe Super G në Kampionatet Botërore.