Red Bull Racing 

null

Informacion

Të dhënat e Red Bull Racing

Rreth Red Bull Racing

null

Historia e Red Bull në Formula 1 e ka zanafillën që me shpikjen e kanaçes, duke qenë se sportisti i parë i Red Bull pothuajse 2 dekada më parë ishte pikërisht piloti i madh i F1 Gerhard Berger. Përfshirja e Red Bull në F1 u rrit gradualisht derisa u bë diçka krejt e veçantë në vitin 2005 kur kompania hyri në kampionatin e F1 me skuadrën e vet Red Bull Racing.

Që nga ky moment, progresi ka qenë i rrufeshëm dhe më i suksesshëm sesa mund të imagjinohej. Duke u mbështetur në rezultatet pozitive të sezoneve të para, përfshirë këtu podiumet në Monako, Kanada dhe Nurburgring, dhe duke përfituar nga ndryshimet më të skajshme në rregullat e këtij sporti për dekadën e fundit, skuadra me seli në Milton Keynes krijoi këtë vit RB05, makinën që pretendon për titull.

Pilotët Sebastian Vettel dhe Mark Webber kanë fituar pikë në mënyrë të rregullt në pothuajse çdo garë dhe nën udhëheqjen e drejtorit i skuadrës, Red Bull Racing ka treguar se mund të sfidojë edhe konstruktorët më të mëdhenj të këtij sporti në secilën prej pistave të kalendarit të F1. Vettel ylli që po lind arriti fitoren e parë për skuadrën e tij në Kinë këtë vit që u përsërit më pas në çmimin e madh Britanik. Shoku i tij i skuadrës Mark Webber vijoi me fitoren në Gjermani dhe tashmë Red Bull Racing është gati për të ndërmarrë sfidën e fitores së titullit kampion për konstruktorët por edhe për pilotët e F1 ndërsa sezoni i 2009 po i afrohet fazës së fundit.