Stefan Glowacz

null

Informacion

Të dhënat e Stefan

Rreth Stefan

null

Stefan Glowacz s’kishte rrugë tjetër përveçse të bëhej një nga alpinistët më të suksesshëm në të kohës. Në moshë fare të re prindërit i futën në gjak dashurinë për malet dhe terrenet e ndryshme që më vonë u bënë për të si shtëpi e dytë. Kur Glowaca flet për këto kujtime të fëmijërisë, të bën të kuptosh se ka qenë fati i tij që të bëhej alpinist. “Kur isha fëmijë, ngjitesha në çdo shkëmb që më dilte përpara ndërsa dilnim për marshim me prindërit.” Ai nuk pushoi kurrë së mahnituri pas shkëmbinjve edhe atëherë kur shkëmbinjtë bëheshin gjithnjë e më të thepisur dhe terrenet gjithnjë e më të rrezikshme e të pabesa. Motivimi i tij i mundëson të vazhdojë gjithnjë e më lart drejt sfidave të reja. Është kjo përzierje ndërmjet modesties, kuriozitetit fëmijëror dhe krenarisë së pashpjegueshme që e bën Stefan Glowacz – lindur në 1965 – të shkojë në çdo cep të botës. Ishin prindërit e tij që përgatitën terrenin për alpinistin e ardhshëm, por nga ana tjetër është ambicia e tij që e transformoi në një alpinist të kompletuar dhe sipërmarrës të pavarur. Në fundin e viteve 80, shumë jetonin për t’u ngjitur në male por Glowacz kërkonte më shumë, ai donte të ngjitej për të jetuar. Ai zbuloi herët se pasioni i tij nuk mund të përfundonte me zbritjet nga shkëmbinjtë me litar, ai e transformoi pasionin e tij në një profesion dhe puna e profesionistëve të vërtetë fillon në bazën e një shkëmbi të thepisur. Glowacz fitoi çmimin Rock Masters në Arco, Italy dhe ka qenë i ftuar nderi në një program televiziv “Das Aktuelle Sportstudio” në Gjermani. Gjithashtu, ai ka marrë pjesë në filmin e Werner Herzog “Der Schrei aus Stein”. Si fëmija i adoptuar i alpinistit legjendar Reinhold Messner, ai u bë pararendësi i lëvizjes alpinizëm stil i lirë.