Garuesit
© Predrag Vuckovic
Fitness Training

Kush e fitoi Red Bull Conquer the Castle?

Gara epike e fitnesit që gërshetoi kulturën me sportin në kalanë legjendare Gjirokastër.
Shkruar nga Red Bull Albania
2 min readPublished on
Gjirokastër, 14 Shtator 2025 – Në një garë që sfidoi kufijtë fizikë dhe u zhvillua në një nga vendet më të vështira dhe historike të Shqipërisë, Red Bull Conquer the Castle riktheu magjinë e saj për herë të dytë, këtë herë në Kalanë e Gjirokastrës.
Garues

Garues

© Predrag Vuckovic

Përballë një terreni të pjerrët, me mure të larta dhe kalldrëm të vjetër, gati 100 atletë nga komuniteti i fitness-it dhe CrossFit-it sfiduan veten dhe kohën në një garë 1.5 km me pengesa sfiduese. Garuesit u testuan në forcë, shkathtësi, qëndrueshmëri dhe fokus në një itinerar pengesash që kërkonte shkathtësi të lartë dhe strategji.
Garues

Garues

© Predrag Vuckovic

Në finale, 20 atletët më të shpejtë dhe të fortë u përballën për të fituar titullin “Pushtues i Kalasë” në dy kategori: meshkuj dhe femra.
Garuesit

Garuesit

© Predrag Vuckovic

Fituesit e garës ishin:
Fituesit kategoria meshkuj

Fituesit kategoria meshkuj

© Predrag Vuckovic

  • Fituesit e kategorise per meshkuj
  • Vendi i Parë: Kevin Hallop (Estoni)
  • Vendi i Dytë: Hatem Idrizllari
  • Vendi i Tretë: Jashar Ndregjoni
Fituesit kategoria femra

Fituesit kategoria femra

© Predrag Vuckovic

  • Kategoria per femra
  • Vendi i Parë: Eulalia Puig Vilardell (Estoni)
  • Vendi i Dytë: Bleona Koka
  • Vendi i Tretë: Erjona Bokciu
Garuesit përshkruan garën si një përvojë unike, ku sfidat e relievit të kalasë dhe pengesat e ndërtuara i vunë përpara një prove fizike dhe mendore intensive. Një prej pjesëmarrësve tha:
“Terreni është sfidues, dhe është hera ime e parë në Shqipëri dhe nuk e prisja të fitoja garën pasi pengesat kërkonin shumë përgatitje fizike por do e provoja sërisht”
Kevin Hallop
Garues

Garues

© Predrag Vuckov

Ngjarja solli bashkë sportistë dhe entuziastë nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni, duke kthyer qytetin historik të Gjirokastrës në një skenë dinamike dhe plot jetë.
Red Bull Conquer the Castle po krijon një traditë që do të vazhdojë të zgjasë dhe të rritet në vite, me synimin për të pushtuar kalatë më ikonike të Shqipërisë dhe për të bashkuar kulturën me sportin në mënyrë unike dhe frymëzuese.
Ketu do te gjeni dhe fotot : https://www.transfernow.net/dl/20250916wgKf70xB