Foto gjatë finales
© RBMH
Fitness Training

Red Bull Ibiza Royale

200 ekipe nga e gjithë bota dhe 50 shtete pjesëmarrëse- Cili ekip fitoi?
Shkruar nga RBMH
2 min readPublished on
Në një ditë plot me diell në kështjellën historike të Ibizës, gati 200 ekipe me nga dy veta dhe nga 50 shtete të ndryshme të botës sfiduan veten në ngjitje të pjerrët 90 metra drejt majës së Kalasë së Ibizës.
Itinerari i Finales së Madhe 1.4 km përmbante nëntë pengesa fantastike të cilat u krijuan nga sportistë të Red Bull dhe Creators. Pengesat si Bulevardi Spageti dhe Stay In One Piece ishin po aq zbavitëse edhe sfiduese për garuesit të cilët u testuan për shpejtësinë, shkathtësinë, forcën dhe koordinimin ndërsa kërcenin dhe zvarriteshin. Kishte dhe ndëshkime të cilat ndikonin në kohën finale të ekipeve, nëse preknin zonën blu ose nuk kalonin një pengesë ndëshkimi ishte me një minutë shtesë në kohën finale.
Red Bull Ibiza Royale

Red Bull Ibiza Royale

© RBMH

Por si u rënditën ekipet tona në FINALEN E MADHE?

Shqipëria përfaqësohej nga dy ekpipet tona. Skuadra Fusion - Anxhela Xhuli & Xhonald Mamo dhe skuadra Illyrians - Joana Cakaj & Luka Sako. Të dy ekipet tona ja dolën të ishin në TOP 100 nga 200 ekipe në total.
  • Skuadra Fusion - Vëndi 49 Koha 11:30 min
  • Skuadra Illyrians -- Vëndi 100 Koha 13:17 min
Gara vazhdoi për gjatë gjithë ditës ku në fund 20 ekipet me kohën më të mirë shkuan në finalen e fundit ku do përballeshin edhe njëherë me pengesat për tu përcaktuar kështu dhe fituesit e garës më spektakolare në kalanë historike të Ibizës.
Ekipi nga Suedia doli në vënd të parë duke fituar një eksperiencë të paharrueshme në Tomorrowland në Belgjike. Super eksperiencë për të gjithë!
Teams from Sweden (1st place), Canada (2nd place) and Slovakia (3rd place) celebrate their podium positions at Red Bull Ibiza Royale in Ibiza, Spain on April 9, 2025.

The Red Bull Ibiza Royale podium

© Joerg Mitter / Red Bull Content Pool

  1. Daniel Ekström dhe Linnea Stenson, Suedi - Vëndi 1
  2. Zavier Fagard dhe Beatrice Moyen Sylvestre, Kanada - Vëndi 2
  3. Nikolas Rákociand dhe Ivana Šoltysová, Sllovaki - Vëndi 3