Podiumi i Red Bull Spike
© Nejc Ferjan
Beach Volleyball

Red Bull Spike - 1 fitues- 16 skuadra

Më 21 Qershor nisi zyrtarisht Red Bull Spike ne Golem, Durres.
Shkruar nga Red Bull Al
2 min readPublished on
E konsideruar si një nga garat më të pritura të verës, Red Bull Spike mblodhi 16 skuadra nga e gjithë Shqipëria, të cilat hynë në fushë me një qëllim të vetëm: të shpallen kampionë të këtij edicioni
Gjatë ditës së parë u zhvillua faza eliminatore, ku ndeshjet sollën jo vetëm përballje të forta, por edhe sfida teknike.
Kalimi nga volejbolli "indoor" në rërë ndryshoi të gjithë dinamikën e lojës, duke e bërë gjithçka më të vështirë dhe më kërkuese fizikisht. Gjyqtaret e Federates shqiptare te volejbollit gjykuan cdo ndeshje duke qene te drejte dhe transparente ne cdo pike, sfide me vete ishte per te gjithe sidomos per skuadrat, që zakonisht janë mësuar me formatin 2x2, iu desh të përshtateshin me rregullin 4x4 – një tjetër provë që vuri në test përgatitjen dhe bashkëpunimin mes lojtarëve.
Djem dhe vajza, të rinj me talent dhe emra të njohur të volejbollit shqiptar, dhanë maksimumin për të kaluar në fazën e radhës. Çdo pikë ishte e luftuar, çdo set me rëndësi, dhe entuziazmi i publikut i dha energji çdo aksioni në fushë. Në përfundim të ditës së parë, 8 skuadra siguruan biletën për në çerekfinale.
Niveli i lojës u rrit, tensioni gjithashtu. Emrat e mëdhenj nisën të spikasnin, por nuk munguan as surprizat që trazuan pritshmëritë. Loja u bë më taktike dhe më intensive, ndërsa skuadrat më të mira kërkuan vendin e tyre në gjysmëfinale.
Dje, më 22 Qershor, u zhvillua finalja e madhe e cila u albitrua nga Federata Shqiptare e volejbollit. Pas dy ditësh garë intensive, kampionati u mbyll me emocion dhe spektakël.
Fituesit e këtij edicioni u shpallën:
Vendi i pare - Ekipi nga Kosova – Erion Bajrami, Valmira Ramadani, Loresa Avdyli, Ermal Maliqi
Ekipi Kosova

Ekipi Kosova

© Nejc Ferjan

Vendi i dytë: Ekipi Bicheet – Zhanklaud Muca, Osman Qepa, Era Bici, Jola Gjermeni
Ekipi Bicheet

Ekipi Bicheet

© Nejc Ferjan

Vendi i tretë: Ekipi Plazhistët – Gazmend Husaj, Alisa Ibrahimi, Krist Martiro, Eni Fagu
Ekipi Plazhistet

Ekipi Plazhistet

© Nejc Ferjan

Të gjitha sytë ishin nga fusha, por fitues vetem një.