Zbulo përbërësit e cilësisë së lartëRed Bull Sugarfree Përbërësit

Formula që të jep kraaahë: Nise ditën me Red Bull Sugarfree që përmban një kombinim unik të përbërësve me cilësi të lartë.

Kafeina

Një nga ndikimet kryesore të kafeinës në trupin e njeriut është efekti stimulues i saj në funksionet njohëse. Çdo kanaçe Red Bull Sugarfree 250 ml përmban 80 mg kafeinë. Kafeina ndihmon në përmirësimin e përqëndrimit dhe rrit gatishmërinë.

A e dije?
Një Red Bull Sugarfree 250 ml përmban 80 mg kafeinë, afërsisht të njëjtën sasi si në një filxhan kafe.
Red Bull SugarfreeIcon Red Bull Sugarfree
80 mg
për 250 ml
Çaj i ziIcon of a cup of tea
~57 mg
për 250 ml
PreviousNext
VS
Statistikat e mësipërme janë marrë nga Fondacioni Ndërkombëtar i Këshillit për Informimin e Ushqimit (IFIC)
Grupi i vitaminave B

Vitaminat janë mikronutrientë thelbësorë që nevojiten për të ruajtur funksionet normale të trupit.

Ekzistojnë dy lloje vitaminash: të tretshme në yndyrë dhe të tretshme në ujë. Red Bull Sugarfree përmban vitamina të tretshme në ujë. Këto vitamina nuk ruhen në trup në të njëjtën masë si ato të tretshme në yndyrë. Përkundrazi, ato qarkullojnë në gjak dhe çdo sasi që trupi nuk e përdor, e eleminon.

Red Bull Sugarfree përmban vitaminat e grupit B që janë të tretshme në ujë: niacinë (vitamina B3), acid pantotenik (vitamina B5), vitaminë B6 dhe vitaminë B12.

Këto vitamina të grupit B (niacina, acidi pantotenik, B6, B12) kontribuojnë në nxitjen e energjisë në metabolizm, duke ndihmuar në ndërtimin dhe shpërbërjen e karbohidrateve dhe proteinave, si dhe në reduktimin e lodhjes. Për më tepër, acidi pantotenik (vitamina B5) kontribuon në funksionimin normal të mendjes.

Gjithashtu, vitaminat e grupit B luajnë një rol të rëndësishëm në tru. Niacina, vitamina B6 dhe vitamina B12 kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit nervor.

Taurina

Taurina është një aminoacid, që shfaqet natyrshëm në trupin e njeriut dhe është e pranishme në dietën e përditshme. Ajo merr pjesë në një sërë procesesh biologjike, përfshirë osmoregulimin – që është rregullimi i ekuilibrit të ujit dhe elektroliteve në qelizat e trupit. Taurina gjendet në përqëndrime të larta në muskuj, tru, zemër dhe gjak.

A e dije?
Trupi i njeriut (me peshë mesatare 70 kg) përmban natyrshëm rreth 70 herë më shumë taurinë sesa një kanaçe 250 ml e Red Bull Sugarfree.
Red Bull SugarfreeIcon Red Bull Sugarfree
VS
Burimi: Belli, DC. Zgjidhje Taurine dhe TPN? Të ushqyerit 1994; 10: 82–84
Sukraloza dhe Acesulfame K

Acesulfame K dhe Sukraloza janë ndër zëvendësuesit e sheqerit më të testuar dhe më të përdorur në mbarë botën. Sukraloza është një ëmbëlsues pa kalori i prodhuar nga sheqeri dhe prandaj ka shijen e tij. Acesulfame K është një ëmbëlsues pa kalori. Përdoret në më shumë se një mijë produkte të ndryshme në mbarë botën, përfshirë ushqime dhe pije si çamçakëzë, produkte qumështi, produkte të pjekura etj. Sukraloza prodhohet në mënyrë sintetike dhe përdoret në një sërë produktesh, përshirë pijet, produktet e pjekura, ëmbëlsirat, produktet e qumështit, frutat e konservuara dhe shurupet.

Sukraloza dhe Acesulfam-K janë ndër ëmbëlsuesit më të testuar dhe më të përdorur në botë. Të dyja janë jashtëzakonisht të sigurta. Shumë studime shkencore tregojnë se këto substanca janë të sigurta për t'u përdorur si përbërës në formë ëmbëlsuesi.

Siguria e këtyre ëmbëlsuesve është vlerësuar nga organet rregullatore në të gjithë botën (p.sh. FDA* në SHBA). Autoritetet shëndetësore mbështeten në vlerësimet e sigurisë së organeve të pavarura këshillimore shkencore si Autoriteti Evropian për Sigurinë Ushqimore (EFSA), Administrata e Ushqimit dhe Barnave e Shteteve të Bashkuara (FDA)* dhe Komiteti i Përbashkët i Ekspertëve të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (OUB) dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Aditivët Ushqimor (JECFA).

Uji

Uji është përbërës kryesor i Red Bull Sugarfree. Përkushtimi në cilësinë e tij kontribuon në shijen unike.

The Original Red BullRed Bull Pije Energjike

Zbulo gamën e plotë të Pijeve Energjike Red Bull

Shiko ProduktinZgjidh shijen tënde
Red Bull ZeroRed Bull Pije Energjike

Zbulo gamën e plotë të Pijeve Energjike Red Bull

Shiko ProduktinZgjidh shijen tënde
Red Bull SugarfreeRed Bull Pije Energjike

Zbulo gamën e plotë të Pijeve Energjike Red Bull

Shiko ProduktinZgjidh shijen tënde
The Summer EditionRed Bull Pije Energjike

Zbulo gamën e plotë të Pijeve Energjike Red Bull

Shiko ProduktinZgjidh shijen tënde
The Green EditionRed Bull Pije Energjike

Zbulo gamën e plotë të Pijeve Energjike Red Bull

Shiko ProduktinZgjidh shijen tënde
The Red EditionRed Bull Pije Energjike

Zbulo gamën e plotë të Pijeve Energjike Red Bull

Shiko ProduktinZgjidh shijen tënde
The Original Red BullRed Bull Pije Energjike

Zbulo gamën e plotë të Pijeve Energjike Red Bull

Shiko ProduktinZgjidh shijen tënde
Red Bull ZeroRed Bull Pije Energjike

Zbulo gamën e plotë të Pijeve Energjike Red Bull

Shiko ProduktinZgjidh shijen tënde
Red Bull SugarfreeRed Bull Pije Energjike

Zbulo gamën e plotë të Pijeve Energjike Red Bull

Shiko ProduktinZgjidh shijen tënde
The Summer EditionRed Bull Pije Energjike

Zbulo gamën e plotë të Pijeve Energjike Red Bull

Shiko ProduktinZgjidh shijen tënde
The Green EditionRed Bull Pije Energjike

Zbulo gamën e plotë të Pijeve Energjike Red Bull

Shiko ProduktinZgjidh shijen tënde
The Red EditionRed Bull Pije Energjike

Zbulo gamën e plotë të Pijeve Energjike Red Bull

Shiko ProduktinZgjidh shijen tënde
PreviousNext
Më shumë nga bota e Red Bull