Një kanaçe 250 ml e pijes energjike Red Bull përmban 80 mg kafeinë, afërsisht e njëjta sasi si në një filxhan kafe të përgatitur në shtëpi. Konsumi i pijes energjike Red Bull duhet të jetë në përputhje me marrjen e përgjithshme të kafeinës nga një person.
Shumë autoritete në mbarë botën kanë studiuar efektet e kafeinës. Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) arriti në përfundimin në opinionin e tij shkencor të vitit 2015 mbi sigurinë e kafeinës se një marrje deri në 400 mg në ditë (ekuivalente me pesë kanaçe 250 ml Red Bull ose pesë filxhanë kafe në ditë) nuk ngre shqetësime për sigurinë për të rriturit e shëndetshëm. Kjo përputhet me gjetje të ngjashme nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe Health Canada. Megjithatë, gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë me gji duhet ta kufizojnë marrjen e kafeinës në 200 mg në ditë.
Të gjithë përbërësit, përfshirë përmbajtjen e kafeinës, janë etiketuar në secilën kanaçe të pijes energjike Red Bull.






