Një nga ndikimet kryesore të kafeinës në trupin e njeriut është efekti stimulues i saj në funksionet njohëse. Çdo kanaçe Red Bull Energy Drink 250 ml përmban 80 mg kafeinë. Kafeina ndihmon në përmirësimin e përqëndrimit dhe rrit gatishmërinë.
A e dije?
Një Red Bull Energy Drink 250 ml përmban 80 mg kafeinë, afërsisht të njëjtën sasi si në një filxhan kafe.
The Original Red Bull
80 mg
për 250 ml
Kafe e çastit
79 mg
për 250 ml
Çaj i zi
~57 mg
për 250 ml
Cola
~28
për 250 ml
Kafe filtri
90 mg
për 250 ml
Kafe e çastit
79 mg
për 250 ml
PreviousNext
VS
Statistikat e mësipërme janë marrë nga Fondacioni Ndërkombëtar i Këshillit për Informimin e Ushqimit (IFIC)
Grupi i vitaminave B
Vitaminat janë mikronutrientë thelbësorë që nevojiten për të ruajtur funksionet normale të trupit. Ekzistojnë dy lloje vitaminash: të tretshme në yndyrë dhe të tretshme në ujë. Red Bull Energy Drink përmban vitamina të tretshme në ujë. Këto vitamina nuk ruhen në trup në të njëjtën masë si ato të tretshme në yndyrë. Përkundrazi, ato qarkullojnë në gjak dhe çdo sasi që trupi nuk e përdor, e eleminon. Red Bull Energy Drink përmban vitaminat e grupit B që janë të tretshme në ujë: niacinë (vitamina B3), acid pantotenik (vitamina B5), vitaminë B6 dhe vitaminë B12. Këto vitamina të grupit B (niacina, acidi pantotenik, B6, B12) kontribuojnë në nxitjen e energjisë në metabolizm, duke ndihmuar në ndërtimin dhe shpërbërjen e karbohidrateve dhe proteinave, si dhe në reduktimin e lodhjes. Për më tepër, acidi pantotenik (vitamina B5) kontribuon në funksionimin normal të mendjes. Gjithashtu, vitaminat e grupit B luajnë një rol të rëndësishëm në tru. Niacina, vitamina B6 dhe vitamina B12 kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit nervor.
Taurina
Taurina është një aminoacid, që shfaqet natyrshëm në trupin e njeriut dhe është e pranishme në dietën e përditshme. Ajo merr pjesë në një sërë procesesh biologjike, përfshirë osmoregulimin – që është rregullimi i ekuilibrit të ujit dhe elektroliteve në qelizat e trupit. Taurina gjendet në përqëndrime të larta në muskuj, tru, zemër dhe gjak.
A e dije?
Trupi i njeriut (me peshë mesatare 70 kg) përmban natyrshëm rreth 70 herë më shumë taurinë sesa një kanaçe 250 ml e Red Bull Energy Drink.
The Original Red Bull
Trupi i njeriu prej 70 Kg
70 herë më shumë
sesa një kanaçe prej 250 ml
VS
Burimi: Belli, DC. Zgjidhje Taurine dhe TPN? Të ushqyerit 1994; 10: 82–84
Sheqernat
Red Bull Energy Drink përbëhet nga sheqeri qe buron nga panxhari sheqerit. Sheqernat janë një formë karbohidratesh që përthithen shpejt dhe marrin pjesë në një sërë procesesh biologjike, duke shërbyer si burim energjie për trurin dhe muskujt.Një kanaçe 250 ml Red Bull Energy Drink përmban 27 g sheqer. Gjithashtu ka dhe Red Bull pa sheqer: Red Bull Sugarfree dhe Red Bull Zero.
A e dije?
Sasia e sheqernave në një kanaçe të Red Bull Energy Drink është e krahasueshme me nivelin e sheqerit në një sasi ekuivalente të një lëngu molle ose portokalli.
The Original Red Bull
27 g
për 250 ml
Lëng rrushi
30 - 45 g
për 250 ml
Lëng portokalli
15 - 27 g
për 250 ml
Pije të lehta
25 - 30 g
për 250 ml
Lëng molle
17 - 25 g
për 250 ml
Lëng rrushi
30 - 45 g
për 250 ml
PreviousNext
VS
Burimi: Kimia e Ushqimit, H.-D. Belitz, W. Grosch, P. Schieberle, botimi i tretë (2004), Springer-Verlag, Stiftung Warentest (7/2012).
Uji
Uji është përbërës kryesor i Red Bull Energy Drink. Përkushtimi në cilësinë e tij kontribuon në shijen unike.